Në vijim të takimeve me pushtetin vendor, Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave z. Besmir Hysa zhvilloi takim me Kryetaren e Bashkisë Lushnjë znj. Eriselda Sefa, në kuadër të strehimit social.
Biseda u fokusua tek gjendja aktuale e strehimit në këtë bashki dhe mundësitë për të përmirësuar situatën, duke diskutuar për investimin e radhës që EKB do të realizojë në Lushnjë.
Enti Kombëtar i Banesave vijon misionin e tij për të adresuar nevojat e strehimit social, duke punuar ngushtë me pushtetin vendor për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe për të garantuar kushte të denja banimi për qytetarët.





