Enti Kombëtar i Banesave (EKB), në bashkëpunim me bashkitë përkatëse, po vijon me realizimin e një sërë investimesh të reja që synojnë përmirësimin e kushteve të strehimit për familjet në nevojë. Projektet përfshijnë ndërtimin e pallateve të banimit në disa qytete të vendit, duke ofruar apartamente moderne, të sigurta dhe funksionale.
Lushnjë
Në qytetin e Lushnjës do të ndërtohen 30 apartamente të reja dhe 11 parkime.
Sipërfaqe ndërtimi: 2442 m²
Sipërfaqe trualli: 1300 m²
Tipologjitë: 16 apartamente 2+1 dhe 14 apartamente 1+1

Berat
Në qytetin e Beratit do të ndërtohen 40 apartamente të reja dhe 11 parkime.
Sipërfaqe ndërtimi: 3259.2 m²
Sipërfaqe trualli: 1000 m²
Tipologjitë: 22 apartamente 2+1 dhe 18 apartamente 1+1

Dibër / Peshkopi
Në qytetin e Peshkopisë do të ndërtohen 30 apartamente të reja dhe 11 parkime.
Sipërfaqe ndërtimi: 2442 m²
Sipërfaqe trualli: 1080 m²
Tipologjitë: 16 apartamente 2+1 dhe 14 apartamente 1+1

Librazhd
Në qytetin e Librazhdit do të ndërtohen 30 apartamente të reja dhe 11 parkime.
Sipërfaqe ndërtimi: 2442 m²
Sipërfaqe trualli: 886 m²
Tipologjitë: 16 apartamente 2+1 dhe 14 apartamente 1+1

Burrel (Bashkia Mat)
Në qytetin e Burrelit do të ndërtohen 30 apartamente të reja dhe 11 parkime.
Sipërfaqe ndërtimi: 2442 m²
Sipërfaqe trualli: 4175 m²
Tipologjitë: 16 apartamente 2+1 dhe 14 apartamente 1+1

Korçë
Në qytetin e Korçës do të ndërtohen 40 apartamente të reja dhe 11 parkime.
Sipërfaqe ndërtimi: 3259.2 m²
Sipërfaqe trualli: 1700 m²
Tipologjitë: 22 apartamente 2+1 dhe 18 apartamente 1+1

Shijak
Në qytetin e Shijakut do të ndërtohen 25 apartamente të reja, 11 parkime dhe 8 njësi shërbimi.
Sipërfaqe ndërtimi: 2442 m²
Sipërfaqe trualli: 3320 m²
Tipologjitë: 3 apartamente 3+1, 12 apartamente 2+1, 7 apartamente 1+1 dhe 3 garsoniere

