Analiza 6-mujore e Entit Kombëtar të Banesave

Është zhvilluar takimi mbi analizën e veprimtarisë ekonomike dhe financiare të Entit Kombëtar të Banesave për 6-mujorin e parë të vitit 2024, ku u evidentuan arritjet mbi objektivat e vendosura përgjatë vitit.

Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Z.Stefan Çipa si dhe në prani të drejtorëve të Drejtorisë së Përgjithshme dhe drejtorëve të Degëve Rajonale të EKB-së.

Në mbyllje të analizës janë caktuar objektivat të cilat duhet të arrihen, ku fokusi kryesor është përfundimi i banesave të nisura në qytet Vlorë, Has, Tropojë, Burrel, Delvinë dhe Roskovec. Fillimi i ndërtimit të banesave të reja për të pastrehët në qytetet Shijak, Tropojë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Burrel, Peshkopi.

Të realizohet strehimi i familjeve nëpërmjet shitjes së apartamenteve të banesave të ndërtuara me fondet e veta të EKB-së dhe me fondet e buxhetit të shtetit si dhe të ulet numri i klientëve debitorë.

616 Total Views 2 Views Today