Klik Ekspo Group & Tirana International Fair dhe NAREA – Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë kanë organizuar eventin e parashikuar në formën e një Panairi dhe Forumin Ekonomik “Global Real eXtate Fair”, i cili do të organizohet në Piramidën e rindërtuar dhe rikonceptuar në zemër të Tiranës, në datat 12 deri në 14 Qershor.
Enti Kombëtar i Banesave do të marrë pjesë në këtë panair, për të prezantuar veprimtarinë e tij ndër vite në fushën e ndërtimit si dhe për të reklamuar dhe sjellë në vemendje të qytetarëve pasuritë e paluajtshme, njësi shërbimi dhe poste parkimi të destinuara për shitje.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë panair si një mundësi shumë e mirë informimi dhe investimi.
Investo pak sot dhe krijo nesër një të ardhme për veten!
922 Total Views 4 Views Today