Bashkëpunojmë me bashkitë për komunitetin, takim me kryetaren e Bashkisë Delvinë

Në vazhdën e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit për projekte ndërtimi, Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa është pritur në një takim nga kryetarja e Bashkisë Delvinë, Znj.Majlinda Qilimi. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me detajet teknike dhe angazhimet që do të ndërmerren nga të dyja palët për realizimin e këtij projekti.

Objekti i ri i banimit, i cili do të ndërtohet me të ardhurat financiare të EKB-së do të shërbejë për strehimin e familjeve që kanë aplikuar pranë Bashkisë Delvinë për t’u trajtuar dhe përfituar nga programi social i banesave me kosto të ulët.

Z.Çipa së bashku me Znj.Qilimi kanë vizituar për të parë më nga afër sheshin e ndërtimit, që nga ana e Bashkisë Delvinë do t’i vihet në dispozicion EKB-së për realizimin e investimit me fondet e veta.

3154 Total Views 2 Views Today