Investojmë në banesa me kosto të ulët, vizitë në sheshin e ndërtimit në Delvinë

Në kuadër të bisedimeve për mundësi investimi në qytetin e Delvinës, Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa ka zhvilluar një vizitë në sheshin e ndërtimit që mund të vihet në dispozicion nga ana e Bashkisë Delvinë.

Së bashku me kryetaren e Bashkisë Delvinë, Znj.Majlinda Qilimi dhe në praninë e disa prej përfaqësuesve të EKB-së dhe Bashkisë, Z.Çipa ka parë më nga afër sheshin ku mund të realizohet investimi, si dhe ka diskutuar lidhur me detaje teknike ndërtimi.

Ky takim është i treti në vazhdën e bisedimeve për mundësinë e bashkëpunimit dypalësh në ndihmë të familjeve të pastreha që kanë aplikuar pranë Bashkisë Delvinë për trajtimin me strehim.

3362 Total Views 2 Views Today