Punojmë me bashkitë për komunitetin, në ndihmë të familjeve në nevojë. Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa është pritur në një takim nga Zëvendës Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Z.Çlirim Puto lidhur me mundësinë e një investimi për familjet e pastreha.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi disponueshmërinë e Bashkisë Gjirokastër për vënien në dispozicion të një sheshi ndërtimi me qëllim realizimin e një investimi me fondet e EKB-së për ndërtimin e një objekti banimi me kosto të ulët, i cili do të jetë në shërbim të familjeve me të ardhura të ulëta ose të mesme.
Në fokus të këtij takimi me të pranishëm përfaqësues të EKB-së dhe Bashkisë u bisedua edhe mbi numrin e familjeve të pastrehave që janë interesuar dhe kanë aplikuar pranë bashkisë për t’u trajtuar me strehim nga programi social i banesave me kosto të ulët që realizohet nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit me EKB-në.