Është përmbushur me sukses marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë Pukë për ndërtimin e një blloku banimi me kosto të ulët dhe efiçiencë energjie 2 katësh dhe me 24 apartamente banimi. Familjet e pastreha në rrethin e Pukës do të kenë mundësinë që të përfitojnë dhe trajtohen nga programi social i banesave me kosto të ulët.
Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së, Z.Stefan Çipa dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Z.Gjon Gjonaj kanë biseduar mbi detajet përfundimtare për dorëzimin e këtyre banesave Bashkisë dhe vënien e tyre në dispozicion të familjeve përfituese.
Ky projekt është një nismë e ndërmarrë nga EKB në vitin 2016 dhe e shndërruar tashmë në realitet në saj të përkushtimit dhe dëshirës për një model bashkëpunimi efiçient duke garantuar strehimin e familjeve.