Punojmë për komunitetin në ndihmë të familjeve të pastreha, projekt në Lezhë

Projekt bashkëpunimi me Bashkinë Lezhë në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Enti Kombëtar i Banesave në ndihmë të familjeve të pastreha. Punojmë për komunitetin duke ndërmarrë një projekt të ri ndërtimi në qytetin e Lezhës. Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa së bashku me përfaqësues të institucionit është pritur në një takim nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Z.Pjerin Ndreu.

Bashkia Lezhë është e gatshme që të vendosë në dispozicion të Entit Kombëtar të Banesave shesh të lirë për realizimin e dy objekteve banimi 8-katëshe me fondet e vetë EKB-së, ku do të kenë mundësi të strehohen familjet përfituese nga programi i banesave me kosto të ulët.

Gjatë këtij takimi nga ana e Bashkisë Lezhë është kërkuar që katet përdhe të dy godinave t’i vihen në dispozicion si ambiente që të përshtaten nga ana e tyre për një kopësht për fëmijë dhe qendër për trajtimin e kategorive sociale vulnerabël.

Z.Çipa së bashku me Z.Ndreu dhe përfaqësues të dy institucioneve kanë zhvilluar edhe vizitë në terren në sheshin e ndërtimit të disponuar nga ana e Bashkisë Lezhë.

Foto Galeri

3346 Total Views 6 Views Today