Partneritet në ndihmë të familjeve në nevojë, investojmë në Tropojë

27.06.2020

Banesat me kosto të ulët janë një alternativë për strehimin e të gjitha atyre familjeve apo individëve që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale për të përballuar ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore. Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së, Z.Stefan Çipa ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me kryetarin e Bashkisë Tropojë Z.Rexhe Byberi dhe Prefektin e qarkut Z.Zenel Kuçana mbi mundësinë e investimit për ndërtimin e dy objekteve banimi.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me detajet e këtij projekt të ri, i cili konceptohet në formën e një partneriteti. Konkretisht nga ana e Bashkisë Tropojë do të vihen në dispozicion sheshet e ndërtimit, ku EKB me fondet e veta do të realizojë investimin ku do të mund të trajtohen me strehim familjet në nevojë.

Z.Çipa së bashku me Z.Byberi dhe përfaqësues të Entit Kombëtar të Banesave kanë zhvilluar një vizitë në terren në sheshet e ndërtimit të disponuara nga Bashkia Tropojë.

Njëkohësisht janë inspektuar nga afër edhe 4 apartamentet që EKB disponon në qytetin e Fierzës, ku nga ana e përfaqësuesve të EKB do të kryhet vlerësimi i gjendjes së tyre fizike. Në përfundim të këtij takimi është rënë dakord që nga ana e Bashkisë Tropojë të përzgjidhen emrat e familjeve/qytetarëve përfitues që do të mund të trajtohen me strehimin në 4 apartamentet në qytetin e Fierzës.

Foto Galeri

3050 Total Views 2 Views Today