Në vazhdën e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit për projekte ndërtimi, Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa është pritur në një takim nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Z.Adrian Gurma. Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi problematikën e familjeve të pastreha dhe aplikimeve të regjistruara në bashki për trajtimin dhe përfshirjen në skemën e programit të banesave me kosto të ulët.
Mbi problematikën e nevojave për strehim në qytetin e Sarandës ka shprehur interes edhe institucioni i Avokatit të Popullit, që e ka parashtruar situatën mjaft shqetësuese dhe me këtë institucion EKB ka një korrespondencë zyrtare.
Kryetari i Bashkisë Sarandë Z.Gurma ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim mbi mundësinë e realizimit të një investimi me fondet e EKB-së për ndërtimin e një objekti banimi 6-katësh me kosto të ulët, si një alternativë për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Në përfundim të këtij takimi të dyja palët janë shprehur optimiste për të ndërmarrë një projekt të ri që do të mbështesë kërkesat për strehim.