Poliçan: Shembet me eksploziv pallati i amortizuar

Në ndihmë të komunitetit arritëm të finalizojmë në pak javë angazhimin e ndërmarrë për shembjen e një godinë të amortizuar, e cila ishte kthyer në një rrezik për të gjitha banorët e zonës. Në saj të bashkëveprimit me Bashkinë Poliçan dhe koordinimit të punës me IKMT-në, Institutin e Ndërtimit dhe Ministrinë e Mbrojtjes arritëm të mundësojmë dhe të realizojmë shkatërrim e kësaj godine të braktisur ndër vite. Kujtomë se ky pallat prej vitit 1998 është vlerësuar si i pabanueshëm dhe në rrezik shembje, ndërsa 30 familjet që banonin aty janë shpronësuar. Nëpërmjet kërkesës së Bashkisë Poliçan dhe iniciativës së ndërmarrë nga ana jonë u mundësua brenda një kohe të shkurtër asgjesimi i një godinë që prej vitesh cënonte dhe rrezikonte jetën e komunitetit të kësaj zone.

Shpërrthimi i kësaj godinë u realizua ditën e premte më datë 19.04.2019 rreth orës 12:30. Pas montimit të eksplozivit nga ana e IKMT-së dhe rrethimit të zonës duke përcaktuar perimetrin e sigurisë u hodh në erë objekti 5-katësh. Aksioni u finalizua me sukses duke mos rrezikuar banorët apo godinat që ndodhen përreth.

Më poshtë do të gjeni të ilustruar me foto zonën para dhe pas shpërrthimit, videon e momentit të shpërrthimit si dhe intervistën e lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa.

Foto Galeri 

Video nga Shkaterrimi i Godines

3420 Total Views 2 Views Today