Politikat dhe procedurat e menaxhimit të debitorëve

Adresimi i problematikave të debitorëve dhe klasifikimi i tyre përcakton strategjitë për menaxhimin e debitorëve të Entit Kombëtar të Banesave. Nëpërmjet një trajnimi një-ditor prezantojmë Manualin e Menaxhimit të Debitorëve, një dokument mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në veprimtarinë e përditshme të Degëve Rajonale me qytetarët që janë trajtuar me strehim.
Manuali i Menaxhimit të Debitorëve në Entin Kombëtar të Banesave shërben ndër të tjera për të dokumentuar kuadrin e aktiviteteve që duhet të realizohen për kontrollin, monitorimin, ndjekjen dhe limitimin e numrit të debitorëve.
“Vetëm nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me debitorët, njohjes së situatës së tyre ekonomiko-sociale dhe evidentimit të problematikave që paraqesin, mund të rivendosen ritmet korrekte të pagesave. Pagesat e akumuluara rëndojnë situatën financiare të familjeve dhe prekin standartin e jetesës së tyre ndaj është e rëndësisë së veçantë komunikimi, instruktimi dhe këshillimi i tyre për të organizuar financat që të kryejnë pagesat në kohë. Kjo është një detyrë që duhet të realizohet dhe ndiqet nga Degët Rajonale të EKB-së, si pjesë e përditshmërisë së punës”, u shpreh Z.Stefan Çipa, Drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave.
Workshopi u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtuesve të Degëve Rajonale, si edhe stafin e Drejtorisë së Përgjithshme së Entin për të mundësuar standartizimin e termave dhe proceseve të menaxhimit të debitorëve, metodologjive të përdorura nga të gjitha hallkat dhe strukturat e përfshira në proces, për të siguruar një kuptim të njëjtë të objektivave të vendosura për këtë qëllim.

Foto Galeri

3982 Total Views 2 Views Today