Strehimi i familjeve në nevojë, një prioritet që ka bashkuar sërish Drejtorinë e Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave kësaj rradhe me Bashkinë Vlorë, ku së shpejti fillon një projekt i ri ndërtimi, i cili pritet që të pasohet nga projekte të tjera.
Konkretisht do të financojmë dhe ndërtojmë 2 godina banimi 8-katëshe me kosto të ulët duke adresuar nevojat për strehim të familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Objektet e reja do të ndërtohen në zonën e ish-Frigoriferit në Vlorë, ku në saj të bashkëpunimit të Bashkisë Vlorë po mundësohet asgjesimi i godinave të vjetra dhe pastrimi i zonës nga materialet inerte.
Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Baneave, Z.Stefan Çipa së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorë Z.Dritan Leli kanë inspektuar ecurinë e punimeve që po kryhen për pastrimin e zonës, ku së shpejti do të fillojë investimi për realizimin e projektit të ndërtimit të 75 apartameve me kosto të ulët në mbështetje të kërkesave për strehim. Punojmë për strehim në shërbim të komunitetit.