Bashkëpunim institucional për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Ditën e martë Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtat të Banesave, Z.Stefan Çipa së bashku me Drejtoreshën Juridike, Znj.Iris Llagami kanë zhvilluar një takim me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor, Z.Pirro Lutaj, lidhur me problematikat dhe pengesat e evidentuara për ekzekutimin e titujt ekzekutiv të lëshuara nga gjykatat.
Konkretisht nga ana e Z.Lutaj është kërkuar angazhimi i Zyrave të Shërbimeve Përmbarimore Shtetërore për ekzekutimin brenda afateve ligjore të vendimeve të formës së prerë të lëshuara nga gjykatat në favor të EKB-së në momenitn që do t’i vihen në dispozicion dosjet. Për sa i përket dosjeve të vendimeve gjyqësore të depozituara është e nevojshme ndërmarrja e masave dhe nisja e procedurave të Zyrave të Shërbimeve Përmbarimore për zbatimin e tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor, Z.Pirro Lutaj e vlerësoi maksimalisht këtë nismë bashkëpunimi të EKB-së duke ofruar mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për adresimin dhe zgjidhjen sa më efiçiente të këtyre problematikave
Shërbimi i Përmbarimit, bashkëpunim për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
3982 Total Views 4 Views Today