Strehim i përballueshëm

“Arritja e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri”

Strehim social dhe i përballueshëm është togfjalëshi i konferencës 2-ditore të organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Evropës të Kombeve të Bashkuara (UNECE) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat).

Në fokus të këtij aktiviteti është zbatimi i Axhendës 2030 “Për një zhvillim të qëndrueshëm”, ku më konkretisht u prezantuan objektivat globale në lidhje me strehimin dhe zhvillimin urban.

Në këtë konferencë 2-ditore të organizuar me pjesëmarrjen e aktorëve kryesor të angazhuar me problematikat e strehimit, siç janë bashkitë, ministritë përkatëse, INSTAT, Axhensia e Zhvillimit të Territorit, Enti Kombëtar i Banesave si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe OJF-të, u prezantuan treguesit kryesor të zhvillimit të qëndrueshëm dhe kontributi i tyre në hartimin e politikave të bazuara në evidencat në nivelin kombëtar dhe lokal për strehimin.

Pas përfundimit të prezantimeve u zhvillua diskutimi lidhur me mënyrën dhe format sesi mund të përshtaten treguesit rajonale dhe globalë të zhvillimit të qëndrueshëm në planet vendore të strehimit në Shqipëri, si dhe cilët tregues implementohen në planet e strehimit vendor.

Problematikat dhe idetë e evidentuara u reflektuan nga bashkëpunëtorët në këtë konferencë, ndërsa do të nis puna për identifikimin dhe konkretizimin e këtyre faktorëve, si dhe monitorimin e planeve vendore të strehimit të hartuara nga bashkitë, të cilat pritet që të shqyrtohen në një sesion të dytë që do të organizohet në këtë kuadër.

Foto Galeri

3894 Total Views 2 Views Today