Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa ka zhvilluar në qarkun e Kukësit një takim me Prefektin e këtij qarku Z.Zenel Kuçana dhe me kryetarët e Bashkisë Kukës Z.Safet Gjici, Bashkisë Has Z.Liman Morina dhe të Bashkisë Tropojë Z.Rexh Byberaj.
Gjatë këtij takimi është disktuar mbi ecurinë e procedurave lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruar me Bashkinë Kukës për ndërtimin e dy godinave të reja banimi dhe Bashkinë Has për ndërtimin e një godine banimi me kosto të ulët. Ndërkohë në Has jemi në pritje të lirimit të sheshit të ndërtimit dhe fillimin e procedures së prokurimit.
Kryetari i Bashkisë Tropojë Z.Rexh Byberaj ka treguar interes për mundësinë e realizimit të një investimi nga ana e EKB-së në ndihmë të familjeve në nevojë strehimi e cila është mirëpritur nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të EKB-së. Bashkia Tropojë është e gatshme që të vendosë në dispozicion të EKB-së shesh ndërtimi për investimin me fondet e EKB-së të objektit të banimit që do të jetë në shërbim të familjeve në nevojë strehimi.
Strehimi social, bashkëveprim institucional
3740 Total Views 2 Views Today