Takim me kolegë nga Kosova

Takim me kolegë nga Kosova

Takim_KosovaNë datë 18 Qershor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave u zhvillua një takim i përbashkët pune nga drejtuesit dhe stafi i EKB-së, me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e strehimit.

Gjatë këtij takimi pune Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së, Znj.Andoni, prezantoi rolin e institucionit në fushën e strehimit, shtrirjen e veprimtarisë dhe burimet e financimit që kanë mundësuar e mundësojnë realizimin e kësaj veprimtarie, ndryshimet dhe përshtatjet ndër vite të legjislacionit për strehimin i cili ka sjellë së fundmi një revolucion në politikat e stehimit, në funksion të gjetjes së rrugëve më të përshtatshme dhe të favorshme me qëllim strehimin e familjeve në nevojë. U prezantuan gjithashtu standartet dhe projektet tip të banesave të përdorura nga EKB për ndërtimin e objekteve të banimit me kosto të ulët, metodologjia e llogaritjes së kostos mesatare vjetore në shkallë vendi dhe për çdo rreth si edhe fusha e përdorimit të saj.

Ndër të tjera me interes të veçantë u diskutua lidhur me projektet që janë realizuar dhe ato që priten të realizohen me qëllim zgjidhjen e strehimit të shtresave në nevojë nga të dy vendet, projekte të cilat kërkojnë një bashkëpunim të mirë dhe efiçent kryesisht me njëstë e qeverisjes vendore, por edhe me institucione kredidhënëse siç janë bankat e nivelit të dytë, me të cilat Enti ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet me bashkitë konsistojnë në përfitimin pa shpërblim të truallit ku do të ndërtohen banesat, mbulimin e shpenzimeve për investime në mjediset e jashtme dhe lidhjen me infrastrukturën, përzgjedhjen e përfituesve, etj. Marrëveshjet me bankat e nivelit të dytë synojnëkrijimin e hapësirave dhe kushteve lehtësuese për marrjen e kredive nga familjet të cilat kërkojnë të blejnë apartamentet e ndërtuara me kosto të ulët.

Kolegët nga Kosova u informuan gjithashtu mbi projektet e banesave me kosto të ulët të përfunduara, ato në proces si edhe projektet në pritje për të filluar. Një vëmendje e veçantë iu kushtua prezantimit të prioritetit të ri të Entit: ndërtimi i banesave të përballueshme dhe me efiçencë energjie dhe i projektit që do të zbatohet në qytetin e Korçës. Njëinteres të veçantë pati nga pala Kosovare mbi kuadrin ligjor për banesat sociale, përdorimin e banesave të pa-banuara, mirëmbajtja dhe administrimi i banesave nëbashkëpronësi etj.

Ky takim dypalësh u përmbyll me predispozicionin dhe gatishmërinë për shkëmbim të mëtejshëm të përvojave dhe ndihmesës që do të vijojnë në takime të tjera në të ardhmen

4700 Total Views 2 Views Today