ekb

Author Archives

  • Ndërtimi i objekteve të reja të strehimit nga Enti Kombëtar i Banesave

    Enti Kombëtar i Banesave, në kuadër të ligjit për Strehimin Social në Shqipëri, do të vijojë gjatë periudhës 2026–2027 me ndërtimin e objekteve të reja të strehimit në disa qytete të vendit! Projektet do të zbatohen në këto bashki: Peshkopi, Burrel, Librazhd, Korçë, Shijak, Lushnjë, Berat, Vlorë dhe Delvinë. Këto investime synojnë rritjen e aksesit […]

  • Objekti Burrel

    Punimet vijojnë intensivisht në Burrel! Objekti i dytë i strehimit social në Bashkinë Mat po avancon me ritme shumë të mira, falë angazhimit të pandërprerë në terren dhe organizimit të kujdesshëm të çdo faze ndërtimi. Çdo ditë pune sjell progres të dukshëm, duke garantuar cilësi dhe respektim të afateve të përcaktuara. Ky zhvillim i qëndrueshëm […]

  • Objekti Has

    Has Një hap më afër drejt strehimit të 35 familjeve! Aktualisht jemi në pritje të përfundimit të procedurave për shpërndarjen e apartamenteve për familjet përfituese. Objekti ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve dhe shumë shpejt do të vijojmë me: procedurat përkatëse të certifikimit dhe regjistrimit dhe më pas me procesin e shpërndarjes së apartamenteve për […]

  • 800 Shërbime Janar-Shkurt 2026!

    Mbi 800 Shërbime të Dhëna Online nga Enti Kombëtar i Banesave në vetëm 2 muaj! Vijojmë të ofrojmë shërbimet online efikase dhe transparente për qytetarët përmes platformës qeveritare e-Albania. Ja cilat janë shërbimet që mund të përfitoni online: 1. Shtyrje e afati kredie me 3%. 2. Kopje dokumentesh teknike nga arshiva teknike e EKB. 3. […]

  • Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

    Pas çdo profesionisti, çdo qytetari të formuar dhe çdo suksesi në shoqëri, qëndron një mësues. Janë mësuesit ata që ndezin dritën e dijes dhe formojnë brezat që ndërtojnë të ardhmen e vendit. Në këtë ditë të veçantë shprehim mirënjohjen dhe respektin për të gjithë mësuesit.

  • Aplikim Shtyrje Afati me 3%

    Enti Kombëtar i Banesave monitoron subvencionimin e kredisë dhe në rastet kur për arsye objektive familjet ende nuk kanë gjetur banesë, vetëm një aplikim online është i mjaftueshëm për të marrë përgjigje, në hapësirën “Dokumentet e mia”, në portalin e-Albania. Shtyrja e afatit të përdorimit të kredisë me interes 3% mund të bëhet lehtësisht online. […]