Në një takim të përbashkët të zhvilluar në Bashkinë Kukës Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, z.Stefan Çipa dhe Kryetari i Bashkisë Kukës z.Safet Gjici, diskutuan për miratimin e listës së qytetarëve që do të përfitojnë strehim në banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga Enti Kombëtar Banesa.
Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua edhe mbi alternativën e zhvillimit të projekteve të reja të ndërtimit në kuadër të politikave sociale të strehimit.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm së bashku me përfaqësuse të EKB-së ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve ku i parashtroj shoqërisë zhvilluese kërkesën për përshpejtimin e punimeve me qëllim vënien në dispozicion të banesave për familjet e pastreha.
3371 Total Views 2 Views Today