Programet sociale të strehimit, inagurohet fillimi i ndërtimit të një godinë 8-katshe në Librazhd

foto 11Strehimi i familjeve në nevojë, një prioritet që ka bashkuar sërish Drejtorinë e Përgjithsme të Entit Kombëtar të Banesave kësaj rradhe me Bashkinë Librazhd për inagurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e një godine 8-katshe me 35 apartamente banimi me kosto të ulët. Aktiviteti është zhvilluar paraditen e sotme me të pranishëm Ministren e Zhvillimit Urban, Znj.Eglantina Gjermeni, deputetin e qarkut Librazhd, Z.Taulant Balla, kryetarin e bashkisë, Z.Kastriot Gurra si dhe drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, ku në kuadër të politikave sociale të strehimit do të realizohet një ndërtim me vlerë 89 milionë lekë. Investimi për ndërtimin e këtij objekti do të ndërmerret nga të ardhurat financiare të Entit, ndërsa Bashkia Librazhd ka vënë në dispozicion të Entit një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 998 m2 truall. Gjatë ceremonisë së inagurimit të punimeve ministrja Gjermeni ka falenderuar EKB-në dhe Bashkinë Librazhd për ndërmarrjen e ndërtimit të këtij objekti në kuadër të programeve sociale të strehimit, ku do të akomodohen familjet me kushte të vështira ekonomike dhe në nevojë për strehim. Ndërsa deputeti i këtij qarku, Z.Balla, theksoi se ky është objekti i parë që financohet dhe ndërtohet në Librazhd pas një periudhe shkëputje prej gati 15 vjetësh. Me skemat e reja të bashkëpunimit ndërmjet bankave të nivelit të dytë dhe EKB-së do të lehtësohet blerja e apartamenteve nga qytetarët.

Gjatë periudhës 1994-1999 janë ndërtuar dhe janë dorëzuar nga EKB gjithsej 4 objekte me 55 apartamente, ndërsa në periudhën 1999-2004 janë blerë në tregun e lirë 29 apartamente, ku janë strehuar 15 familje me statusin e të persekutuarit, 2 me statusin e të verbërit dhe 1 me statusin e jetimit dhe të tjerë të pastrehë pa status të veçantë. Në Bashkinë Librazhd (pa përfshirë bashkitë dhe komunat që i janë bashkuar sipas ndarjes së re territoriale) kanë aplikuar për strehim 200 familje.

Banesat që ndërtohen nga Enti shiten me kosto, ku përfshihen të gjitha shpenzimet që realizon Enti për përfundimin e objektit. Çmimi i shitjes për metër katror shkon rreth 33,000 lekë/m2 dhe i konvertuar në vlerë apartamenti çmimi i shitjes shkon nga 1,8 milion lekë në 3,2 milion lekë. Në të gjitha objektet e reja që po ndertohen, Enti ka aplikuar masat për efiçiencen e energjisë, ku përfshihen veshje kapot (termo-izolin i të gjithë zarfit të ndërtesës) dhe dritare dopio xham. Për qytetin e Librazhdit me klimë të ashpër në dimër, këto masa do të ndikojnë në sigurimin e kushteve optimale të banimit dhe në kursimin e energjisë për ngrohje.

5300 Total Views 2 Views Today