Enti Kombëtar i Banesave, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Besmir Hysa, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, ku u diskutua me shumë pritshmëri dhe entuziazëm mbi projektin e ri të strehimit social në Bashkinë Korçë.
Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, po çon përpara një projekt të rëndësishëm që adreson drejtpërdrejt nevojat e komunitetit. Investimi në objektin e ri të strehimit është një angazhim konkret për të ulur numrin e familjeve të pastreha dhe për të garantuar kushte dinjitoze jetese për ata që kanë më shumë nevojë.
Përmes këtij bashkëpunimi, synohet të ndërtohet jo vetëm një objekt i ri, por një e ardhme më e sigurt dhe më dinjitoze për shumë familje në Korçë.





